SHËRBIME TE KONTROLLORI I SHTETIT TË TEXAS
Shteti i Teksas vendos një taksë shtetërore të shitjeve dhe përdorimit prej 6.25 për qind për të gjitha shitjet me pakicë, qiratë e shumicës së mallrave, si dhe shërbimet e tatueshme. Juridiksionet lokale të taksave (qytetet, qarqet, rrethet për qëllime të veçanta dhe autoritetet e tranzitit) mund të vendosin gjithashtu deri në 2 për qind taksë mbi shitjet dhe përdorimin për një normë maksimale të kombinuar prej 8,25 për qind.
Nëse ju do të krijoni një biznes që duhet të mbledhë taksën e shitjes ose TVSH, ju duhet patjetër të pajiseni me leje te shitjes. Veprimtaria e biznesit pa këtë leje është e dënueshme me deri ne $500 në ditë për cdo ditë që biznesi i hapur pa atë leje.
Ne ju ndihmojmë me një mori veprimesh në këtë sferë, sic janë të aplikoni për një leje tatimore mbi shitjet; të ndryshoni adresën e postës/numrin e telefonit në leje ekzistuese; të ndryshoni vendpunim ose shtoni një vendndodhje të re biznesi; të mbyllni një ose më shumë vendpunime biznesi; të realizoni kërkesat e raportimit të shitjeve dhe pagesat përkatëse; e shumë të tjera.
Në disa raste shteti vë dhe dënime në raste vonese të raportimit apo te pagesave, dhe ne mund tju ndihmojmë që ti kundërshtoni ato ose të këerkoni që ato të falen. Këto kërkesa ne i përpilojmë duke shqyrtuar nëse biznesi është i rregullt në depozitimin dhe pagesën e të gjitha taksave shtetërore; a ka marrë biznesi një përjashtim në dy vitet e fundit; si ndikon numri i periudhave të raportimit në kërkesën për heqjen e dënimit; a është kërkesa për një periudhë depozitimi brenda afateve ligjore; a rezultoi detyrimi për të cilin po kërkoni heqje dorë në ngrirjen e llogarisë bankare nga zyra e Kontrollorit ose sekuestrimin e aseteve të biznesit tuaj; a rezultoi detyrimi për të cilin po kërkoni një heqje dorë në kontraktimin e zyrës së Kontrollorit për mbledhjen e detyrimit tek një tagrambledhes i palës së tretë; a keni ndërmarrë hapa për të siguruar që do të dorëzoni dhe paguani në kohë në të ardhmen; nëse biznesi është i regjistruar në Sekretarin e Shtetit, a është regjistrimi aktiv, dhe shumë të tjera.
Na kontaktoni për të gjitha problemet që mund të hasni në zyrat e Kontrollorit të Shtetit, ne do të bëjmë cmos tjua zgjidhim telashet.
SHQIP – SAKTE - SHPEJT
©Copyright. All rights reserved.
We need your consent to load the translations
We use a third-party service to translate the website content that may collect data about your activity. Please review the details in the privacy policy and accept the service to view the translations.